Trust Pilot Miniaplikacioni i platformës së vlerësimit Trustpilot. | |
Zopim Mjeti për përpunimin e kërkesave për mbështetjen e vizitorëve të faqes sonë të internetit. | |
Google Analytics Lejon analizat e trafikut në ueb. | |
Sovendus Cookie për vënien në gatishmëri të reklamës së personalizuar. | |
Meta (Facebook) Display of advertising products, consent to Data transfer also to the United States of America (USA) |
Këto Cookies janë zgjedhur paraprakisht, pasi ata janë të domosdoshëm për funksionimin e faqes sonë të internetit. Megjithatë ato vendosen vetëm pasi ti e konfirmon pranimin e tyre.
myfonts.net Lidhja e një lloji të përcaktuar shkrimi të veçantë në strukturën tonë. | |
cookie Cookie për shpërndarjen e ngarkesës së aksesit në serverin tonë. | |
ma_cookieAccept Ruan cilësimet e tua për Cookies. | |
ma_ref Informacionet referuese për ndjekjen e rekrutimeve. | |
ASP.NET_SessionID Cookie për identifikimin e seancës së një vizitori të faqes së internetit. | |
_RequestVerificationToken ID për verifikimin e formularëve. | |
.AspNet.ApplicationCookie Cookie për identifikimin e një aplikacioni. | |
RVIDExtId Analiza e informacioneve të lidhura me sigurinë për mbrojtjen e shërbimeve tona. | |
Google reCaptcha reCaptcha për mbrojtjen e shërbimeve tona. | |
Google Fonts Integrimi i fonteve të jashtme ofrohet dhe hostoht nga Google. | |
wpn Informacion për njoftimet e shtytjes në ueb |
Jemi të lumtur t'ju mirëpresim si një anëtar i ri.
Prej sot e tutje: Mendimi yt vlen dhe paguhet. Në shenjë mirëseardhjeje të kemi kredituar tanimë me pikët e para bonus.
Mëso se çfarë tjetër të pret në botën e Marketagent:
Ke ndonjë pyetje? Atëherë na shkruaj një mesazh te info@marketagent.com
Marketagent.com online reSEARCH GmbH
Mühlgasse 59
2500 Baden
Support: Monday to Friday, from 08:00 AM to 05:00 PM (CET)
Phone: +43 2252 - 909 009
For questions and inquiries please refer to: info@marketagent.com
Legal form: Gesellschaft mit beschränkter Haftung (GmbH)
Head office: 2500 Baden
Media owner: Marketagent.com online reSEARCH GmbH, 2500 Baden
Statutory regulations: Trade regulations, www.ris.bka.gv.at
Voluntary codes of conduct: www.guetezeichen.at
Business name: Markt- und Meinungsforschung
Managing director: Thomas Schwabl, 2500 Baden
Member of WKO: Fachgruppe Information und Consulting
Supervisory authority: Baden Bezirkshauptmannschaft
Business purpose: Markt- und Meinungsforschung
UID-Nr.: ATU 517 84 902
Commercial register Nr.: 206987v
Commercial register court: Landesgericht Wiener Neustadt
DVR-Nr.: 3000570
ANKÖ Firmencode: 94937
Marketagent është një shërbim i Marketagent.com online research GmbH
Secili nga pjesëmarrësit në sondazh njeh si të detyrueshme kushtet e përgjithshme që në momentin e regjistrimit. Këto kushte të përgjithshme dhe faqet e internetit që janë përmendur në to, janë baza e marrëdhënies kontraktuale midis pjesëmarrësit në sondazh/Proband dhe Marketagent. Për përdorimin vlejnë kushtet e përgjithshme aktuale të Marketagent, të publikuara në këtë faqe. Pjesëmarrësit e regjistruar marrin njoftim me email për ndryshimet e kushteve të përgjithshme.
Kushtet e përgjithshme vlejnë si të aprovuara për sa kohë anëtari nuk ka paraqitur me shkrim apo me email kundërshtinë e tij. Për këtë pjesëmarrësi njoftohet në mënyrë eksplicite nga Marketagent në momentin që i bëhen me dije ndryshimet përkatëse. Mosdakordësia duhet të bëhet te Marketagent brenda 14 ditëve pas bërjes me dije të ndryshimeve në fjalë. Në të kundërt ndryshimet e bëra merren si të pranuara. Marketagent konfirmon që ka marrë mosdakordësinë tuaj dhe për pasojë zgjidhet marrëdhënia juaj kontraktuale me Marketagent.
Marketagent vlerëson pjesëmarrjen në sondazhe/studime me pikë bonus. Numri i pikëve të fituara për projekt përcaktohet nga Marketagent në varësi të llojit dhe gjatësisë së sondazhit dhe vlen për të gjithë personat pjesëmarrës. Pretendimi për një pagesë në varësi të konvertimit të pikëve bonus nuk merret në konsideratë. Proceset ligjore janë të përjashtuara.
Mënyra e kompensimit të shpenzimeve është bërë i njohur në pikën "Pasqyra e kompensimeve" dhe ndryshon në varësi të llojit dhe gjatësisë së sondazhit. Pretendimi për kompensim qëndron vetëm për sondazhe/studime të plotësuara totalisht dhe që kanë mbërritur në Marketagent. Marketagent ju kalon kompensimin për pjesëmarrjen në sondazh, vetëm pasi të dhënat përkatëse të kenë mbërritur te ne.
Marketagent kompenson pjesëmarrjen në sondazhe/studime sipas programit përkatës të kompensimit. Kompensimi për pjesëmarrje kryhet sipas mënyrës së përshkruar në ftesë/prezantim ose sipas pasqyrës së kompensimeve që gjendet te faqja e uebit të Marketagent.
Marketagent ka të drejtën të përshtatë vlerën e kompensimit të shpenzimeve. Ndryshimet në masën e kompensimit do të publikohen nga Marketagent në faqen e uebit te pika "Pasqyra e kompensimeve".
Grumbullimi i pikëve bonus është i mundur vetëm përmes pjesëmarrjes në sondazhe apo studime të tjera të ndërmarra nga Marketagent. Mundësi të tjera (p.sh. mbushja e llogarisë me pagesa kesh) nuk është i mundur. Pikët bonus janë të vlefshme për një periudhë kohe prej 2 vitesh.
Pagesa për kreditet e pjesëmarrësve në sondazh mund të bëhet sipas dëshirës së tyre pjesërisht ose plotësisht në një llogari bankare ose përmes alternativave të tjera të ofruara nga Marketagent. Pagesa në llogaritë bankare bëhet me transfertë bankare ose me format e tjera të transaksioneve. Alternativat aktuale të ofruara për mënyrën e pagesës i gjeni tek faqja e uebit te pika Bursa e këmbimit.
Krediti qëndron aty për aq kohë sa pjesëmarrësi vendos ta përdorë atë për qëllimet e tij. Numri i pikëve minimale për transaksion burse është caktuar të jetë 200 pikë (= € 2,00). Nëse pjesëmarrësi kërkon të marrë në llogarinë bankare pagesën për një numër më të vogël kreditesh se € 15,00 atëherë do të llogaritet një komision përpunimi prej € 1,00. Krediti, pasi i zbritet komisioni i përpunimit, kalon për përdorim brenda 4 javësh. Transfertat nga € 15,00 bëhen pa komisione. Transfertat në llogarinë e njërit prej donatorëve tani bëhen pa komisione. Marketagent është i detyruar të mos përjashtojë apo të trajtojë në mënyrë preferenciale asnjë pjesëmarrës sondazhesh për shkak të gjendjes së llogarisë së sondazheve
Dërgimi i faturave apo ekstrakteve të llogarisë nuk është parashikuar. Si dëshmi pagesash vlejnë transfertat bankare ose urdhër pagesat e bëra nga Marketagent. Gjendja aktuale e krediteve mund të shihen në çdo moment përmes faqes kryesore te pika "Gjendja e llogarisë". Marketagent nuk mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave. Papajtueshmëritë me shumat e paguara apo kreditet e papaguara duhet të paraqiten gjithmonë me shkrim nga pjesëmarrësi.
Nëse një pjesëmarrës shtrembëron me vetëdije përfundimet e një projekti, p.sh. transmetimi i të dhënave të gabuara në regjistrim apo në një sondazh/studim apo dhe në rastet e regjistrimit të shumëfishtë me adresa emaili të ndryshme, apo nëse i jep fjalëkalimin të tjerëve, atëherë Marketagent rezervon të drejtën ta përjashtojë pjesëmarrësin/Proband. Dëmet e shkaktuara nga veprimet e pjesëmarrësit/Proband mbahen nga pikët bonus të grumbulluara deri në atë moment. Vlerësimi i dëmit të shkaktuar është qartësisht në dorë të Marketagent.
Çdo pjesëmarrës/Proband i regjistruar ka të drejtë të ketë vetëm një llogari dhe është i detyruar t'i ruajë me konfidencialitet të dhënat e tij të përdoruesit (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi). Ai është përgjegjës kundrejt Marketagent për përdorimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të tij.
Nëse fjalëkalimi përdoret në mënyrë të paautorizuar, pjesëmarrësi/Proband është i detyruar të vërë në dijeni Marketagent dhe/ose të ndryshojë menjëherë fjalëkalimin e tij te zona e pjesëmarrësve të sondazheve. Ndryshimi i të dhënave duhet të bëhet nga pjesëmarrësi/Proband menjëherë.
Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë rreptësisht konfidenciale dhe vlerësohet gjithmonë në mënyrë anonime. Në pyetësorët për klientët tanë, ata marrin vetëm rezultatet e një studimi, por asnjëherë të dhënat tuaja personale. Klientët e Marketagent janë të interesuar vetëm për të dhënat e grumbulluara.
Mbledhja, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave kryhet në mënyrë rigoroze në përputhje me dispozitat e Rregullores së Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (DSGVO). Të dhënat e grumbulluara përpunohen dhe përdoren nga Marketagent vetëm në masën e nevojshme dhe aq sa lejohet nga ligji për kryerjen e një studimi të tregut. Pjesëmarrja juaj në panelin tonë të studimit të tregut dhe mbledhjes së opinionit është krejtësisht vullnetare dhe mund të përfundojë në çdo kohë pa dhënë arsye. Duke u regjistruar në panelin e studimit të tregut dhe hulumtimit të opinionit të Marketagent, ju pranoni të përdorni të dhënat tuaja siç përshkruhet te Politika e mbrojtjes së të dhënave në përputhje me qëllimin tonë të mirë përcaktuar. Të dhënat personale do të përdoren në mirëbesim vetëm në mënyrë të ligjshme, Politika e mbrojtjes së të dhënave është pjesë integrale e këtyre kushteve të përgjithshme dhe është në dispozicion për shkarkim dhe shikim më poshtë:
Politika e mbrojtjes së të dhënave
Në rast të një mosmarrëveshjeje, të dhënat do të mbahen deri në dhënien e një vendimi ligjor të vlefshëm. Përjashtohen të dhënat që nevojiten më tej për shkak të ankesave nga një pjesëmarrës ose për shkak të detyrimeve ligjore. Në mungesë të këtyre arsyeve, të dhënat do të fshihen.
Marketagent u përmbahet direktivave ligjore për aq kohë sa ekziston një qëllim apo një pakujdesi e madhe. Përgjegjësia për pakujdesi të vogla është i përjashtuar.
Hiperlidhjet, banderolat promocionale apo elementë të ngjashëm nuk janë rekomandim i Marketagent për palët e treta dhe për shërbimet e tyre. Markenagent.com nuk mban përgjegjësi kundrejt të tretëve për përmbajtjen e faqeve të uebit duke përfshirë këtu çmimet dhe disponibilitetin e produkteve edhe nëse këto ofrohen nga hiperlidhje, banderola promocionale apo në çfarëdolloj mënyre tjetër. Marketagent nuk mban përgjegjësi për përmbajtje dhe mendime të cilat janë të aksesueshme te lidhjet në platformën Marketagent. Përgjegjësia bie vetëm tek operatori përkatës.
Përgjegjësia e Marketagent është kryesisht e kufizuar vetëm tek ato dëme të cilat janë parashikuar të jenë pjesë e përgjegjësisë së Marketagent. Përgjithësisht është e përjashtuar përgjegjësia për dëmet konsekuente, dëmet e tërthorta, kursimet e parealizuara, fitimin e humbur, humbjen e interesave dhe dëmtimet e shkaktuara nga pretendimet e të tretëve kundrejt pjesëmarrësit.
Ju mund të hiqni dorë në çdo moment nga shërbimet e Marketagent. Kjo nuk ka asnjë lloj disavantazhi për ju. Kreditin tuaj mund ta tërhiqni lirisht brenda 14 ditësh pas kryerjes së çregjistrimit.
Sipas parimit të së drejtës, edhe Marketagent mund ta zgjidhë anëtarësinë tuaj menjëherë dhe pa dhënë asnjë justifikim nëse ka dyshime të arsyetuara për ndonjë shkelje të kushteve të përgjithshme. Kreditet e grumbulluara deri më tani mund të tërhiqen brenda 14 ditëve në vijim (subjekt i rregullimeve luhatëse të kushteve të anëtarësisë), për sa kohë nuk ekziston asnjë shkelje e kushteve të përgjithshme Njoftimi për shkëputjet duhet të bëhet me shkrim ose me email si dhe mund të kryhet direkt në faqet e uebit të Marketagent.
Partnerët e kontratës bien dakord për përdorimin e ligjit austriak, për pjesën tjetër vlejnë rregullimet e kodit të përgjithshëm civil. Për konsumatorët brenda BE-së vlejnë përcaktimet e detyrueshme kombëtare që lidhen me të drejtën e konsumatorit, me përjashtim të rasteve kur përcaktimet austriake janë më me leverdi për konsumatorin.
Për kontratat me firmat është rënë dakord që selia e firmës sonë të njihet si vend juridiksioni.
Për kontratat me konsumatorë nga një vend anëtar i BE-së njohim edhe gjykatën e vendit të konsumatorit. Vendi i juridiksionit me konsumatorë jashtë BE-së vepron sipas përcaktimeve ligjore.
Ne e njohim Avokatin e Popullit në Internet si vend arbitrazhi jashtë gjyqësor. Në rast pyetjesh të tjera që lidhen me temën e arbitrazhit të konflikteve drejtohuni ju lutemi te shërbimi ynë i klientit: info@marketagent.com ose tek Avokati i Popullit në: www.ombudsmann.at.
Kodi vullnetar i sjelljes: www.guetezeichen.at
Të dhënat tuaja janë absolutisht në duar të sigurta. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale, informacionet dhe mendimet tuaja janë prioriteti ynë. Besimi që na keni dhënë, do të thotë shumë për ne dhe ne do të bëjmë gjithçka që të ruajmë këtë besim.
Të gjitha të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Midis të dhënave analitike dhe të dhënave tuaja personale nuk ekziston asnjë lidhje.
Ne ju garantojmë që konkluzionet nuk japin asnjë indicie për persona të veçantë. Kontraktuesit tanë janë të interesuar vetëm për informacione që kanë të bëjnë me grupe të mëdha njerëzish (p.sh femra nga Tiroli nga mosha 20 deri në 29 vjeç).
kurrë, kurrë, kurrë, kurrëRuajtja e privatësisë suaj është shumë e rëndësishme për ne. Ne ju informojmë vazhdimisht me detaje për gjendjen e të dhënave tuaja.
Të dhënat për vizitën në faqen tonë të internetit dhe shërbimet përkatëse mblidhen për të siguruar ofrimin e saktë të shërbimeve të internetit, si dhe për qëllime analize (detajet tek pika 4 - "Cookies, analiza e rrjetit, teknologjia e gjurmimit) dhe për qëllime sigurie për të gjurmuar aktivitetin kriminal dhe për të krijuar mbrojtje nga sulmet e hakerave. Për këtë arsye përpunimi i këtyre të dhënave bazohet në zbatimin e masave parakontraktuale (Neni 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR), nga interesa të ligjshme në ofrimin e shërbimeve sa më të sakta dhe me performancë të lartë (Neni 6, paragrafi 1, germa "f" e GDPR), si dhe një mbrojtje kundër veprimtarive kriminale në internet dhe mbrojtje efektive kundër sulmeve të hakerave nga një detyrim ligjor në këtë drejtim (Neni 6, paragrafi 1, germa "c" e GDPR).
Të dhënat e mbledhura në këtë kontekst ruhen në sistemet tona për 6 muaj dhe pastaj fshihen. Në rastin e detyrimeve ligjore, sidomos në ekzekutimin e procedurave zyrtare, periudha për fshirje shtrihet në përfundimin e procedurës ose deri në eliminimin e detyrimit ligjor përkatës.
Për regjistrimin si pjesëmarrës në pyetësor kemi nevojë për të dhënat tuaja personale (mbi të gjitha: emri, mbiemri, adresa e emailit, rruga, kodi postar, qyteti, datëlindja dhe fjalëkalimi), si dhe një përzgjedhje të të dhënave socio-demografike (si gjinia, madhësia e qytetit, madhësia e familjes etj.). Për më tepër, ju gjithashtu jepni të dhëna shtesë kur merrni pjesë në projektet e pyetësorit. Kontakti me ju zhvillohet kryesisht nëpërmjet adresës suaj të emailit.
Për t'u regjistruar në panelin tonë online, do të kërkohen të dhënat personale në vijim për procesin e nevojshëm të regjistrimit:
Të dhënat personale | Emri, mbiemri, gjinia, adresa e emailit, gjuha |
Të dhënat e adresës | Rruga dhe numri i shtëpisë, kodi postar, qyteti, shteti |
Të dhënat socio-demografike | Datëlindja, gjendja civile, numri i fëmijëve, madhësia e familjes, arsimi, statusi i profesionit, dega, të ardhurat neto për familje, pronësia e makinave, ofruesi i telefonisë celulare (opsionale), rajoni/shteti, madhësia e qytetit |
Të dhënat e administrimit të llogarisë | Përgjigjja sekrete, fjalëkalimi, numri i celularit, aplikuesi |
Të dhënat teknike | Adresa IP, pajisja, shfletuesi/sistemi i operimit |
Përpunimi i këtyre të dhënave konsiston në përzgjedhjen për pjesëmarrje dhe vlerësimin e karakteristikave socio-demografike për projektet kërkimore online të tregut, më tej në vënien në dispozicion të menaxhimit të llogarisë së përdoruesit të Marketagent dhe sigurimin e masave të nevojshme të sigurisë bazuar në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale mes Marketagent.com online reSEARCH GmbH dhe panelistit (=pjesëmarrësit në pyetësor) (Neni 6 par. 1 b GDPR).
Në kryerjen e projekteve kërkimore online të tregut, të dhënat personale, veçanërisht karakteristikat socio-demografike, si dhe vlerësimet dhe opinionet personale grumbullohen në vlerësime dhe rezultate, që do të thotë se të dhënat e përpunuara janë përkatësisht anonime dhe nuk është e mundur t'u referohen individëve të veçantë. Prandaj, nuk bëhet më fjalë për të dhënat personale dhe dispozitat e GDPR nuk janë më të zbatueshme. Mbledhja e të dhënave në pyetësor bëhet me anë të kontributit të pjesëmarrësit në pyetësor dhe me përcaktimin shtesë të të dhënave meta për intervistën (kohëzgjatja e pyetësorit, vendndodhja gjeografike dhe informacione për shfletuesin/sistemin operativ). Përpunimi për përgatitjen e vlerësimeve dhe menaxhimin e të dhënave të pyetësorit bazohet në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale mes Marketagent.com online reSEARCH GmbH dhe panelistit (=pjesëmarrësi në pyetësor) (Neni 6, paragrafi 1, germa "b" i GDPR).
Bursa e këmbimit të Marketagent ofron mundësi të ndryshme për shkëmbimin e pikëve bonus të fituara nëpërmjet shërbimeve të Marketagent. Të dhënat e mëposhtme që futen gjatë një shkëmbimi, përpunohen nga ne dhe i përcillen partnerit të këmbimit ose një institucioni bankar zbatues në rast se kjo është e nevojshme për kryerjen e procedurës së këmbimit.
Banka e shkëmbimit | Të dhënat e marrësit (emri, IBAN) tek banka zbatuese |
Paypal | paypal–Account: PayPal (Europe) S.à r.l. et Cie, S.C.A., 22-24 Boulevard Royal, L-2449 Luxembourg |
Skrill/Moneybookers | Moneybookers/Skrill-Account: Skrill Limited, 25 Canada Square, London E14 5LQ, England (company number 04260907) - UK |
Për përmbushjen e detyrimeve tona në përputhje me kontratën, është i nevojshëm transferimi tek partneri i shkëmbimit (Neni 6, paragrafi 1, germa "b" i GDPR). Për më tepër, në këto raste kemi detyrimin që këto të dhëna të ruhen deri në fund të periudhës së mbajtjes për tatimet (7 vjet) (Neni 6, paragrafi 1, germa "f" i GDPR) dhe, në përputhje me rrethanat, mund t'u përcillen sipas nevojës autoriteteve tatimore, konsulentëve tatimorë ose kompanive të auditimit.
Të dhënat e mbledhura në këtë kontekst ruhen në sistemet tona për kohëzgjatjen e anëtarësisë së panelit dhe fshihen në mënyrë permanente nga Marketagent pas largimit nga paneli. Në rastin e detyrimeve ligjore, sidomos në ekzekutimin e procedurave zyrtare, periudha për fshirje shtrihet në përfundimin e procedurës ose deri në eliminimin e detyrimit ligjor përkatës.
Në parim nuk ndodh transferimi i të dhënave personale nga Marketagent, përjashtime respektive ekzistojnë vetëm për përpunuesit e përzgjedhur nga Marketagent. Në këtë kontekst, Marketagent garanton përputhshmërinë e të njëjtit nivel të privatësisë si vetë Marketagent, në përputhje me marrëveshjet e bëra me këta përpunues. Përjashtimet janë të përcaktuara në mënyrë të qartë më poshtë:
Analiza e rrjetit | shiko pikën 4 - Cookies, Analiza e rrjetit, Teknologjia e gjurmimit Google Inc. ("Google") |
Partneri i bursës së këmbimit | Ekzekutimi i veprimeve të shkëmbimit, shih pikën 3.a.3 – Bursa e këmbimit |
zopim | Modulet me funksionalitet bisede për të dërguar kërkesa për suport në Marketagent |
Cint –Menaxhimi i panelit për pjesëmarrje në projektet e kërkimit të tregut ndërkombëtar dhe mbledhjes së opinionit | Partneri Cint merr vetëm të dhënat socio-demografike të vendosura në formë pseudonimi, konkluzionet mbi të dhënat personale nuk janë të realizueshme nga partneri; Cint AB, Luntmakargatan 18, SE-111 37 Stokholm, Suedi |
Gjeokodim me Bing Maps | Gjeokodimi i datasetit të përdoruesve përmes Bing Maps Rest API (https://spatial.virtualearth.net) |
Me miratimin tuaj, ne përdorim adresën tuaj të emailit për të dërguar buletinin tonë informativ. Ky miratim mund të jepet në procesin e regjistrimit dhe nuk është i detyrueshëm për anëtarësim në panelin e Marketagent. Ju mund të anuloni dërgimin e buletinit tonë në çdo kohë duke çaktivizuar referencën e buletinit në zonën e pjesëmarrësve, duke përdorur funksionin "çregjistrohu" që gjendet në buletin, duke kontaktuar adresën e emailit ose tek mundësitë e kontaktit në pikën III - Kontakti, Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave.
Faqja jonë e internetit përdor "cookies", për ta bërë vizitën në faqen tonë të internetit më tërheqëse dhe për të lejuar përdorimin e disa funksioneve të caktuara. Këtu bëhet fjalë për tekste të vogla që ruhen në kompjuterin tuaj. "Cookies" që ne përdorim fshihen nga kompjuteri juaj gjithmonë pas mbylljes së shfletuesit (Cookies të sesionit). Në raste të caktuara përdoren "cookies" që mbeten në kompjuterin tuaj dhe bëjnë të mundur njohjen e kompjuterit në vizitën e ardhshme (cookies afatgjatë). Këto "cookies" përdoren për të ruajtur zgjedhjet individuale të bëra nga vizitori (p.sh artikujt e ruajtur në një shportë blerjeje), me qëllim që të rikthehen pastaj në gjendjen e lënë kur faqja përkatëse hapet përsëri. Detajet e "cookies" të përdorura në faqen tonë të internetit, si dhe një listë përkatëse mund të gjendet në deklaratën të mohimit të përgjegjësisë për "Cookies", të cilën ju mund ta pranoni kur vizitoni faqen tonë të internetit ose nën lidhjen e mëposhtme Cookies.
Ju mund të vendosni shfletuesin tuaj në mënyrë të tillë që të jeni të informuar për vendosjen e "cookies" rast pas rasti dhe të vendosni të përjashtoni ose pranoni ato. Mospranimi i "cookies" mund të kufizojë funksionalitetin e faqes sonë të internetit. Në pikën e menysë "Ndihma" në shfletuesin tuaj do të gjeni një përshkrim, se si ta caktoni shfletuesin aktual në përputhje me rrethanat dhe të pranoni ose refuzoni "cookies".
Faqja jonë e internetit përdor Google Analytics, një shërbim analitik i internetit i ofruar nga Google LLC ("Google"), 1600 Amphitheatre Parkway Mountain View, CA 94043, USA. Google Analytics përdor gjithashtu të ashtuquajturit skedarë personalizimi "Cookies", të cilët ruhen në kompjuterin tuaj dhe lejojnë një analizë të përdorimit të internetit nëpërmjet jush. Informacioni i gjeneruar nga këto "cookies" nëpërmjet përdorimit tuaj të kësaj faqeje interneti (përfshirë një pjesë të adresës suaj IP, por kjo në një formë anonime) transmetohet në një server të Google në Shtetet e Bashkuara dhe do të ruhet atje. Google është certifikuar sipas Marrëveshjes së Mbrojtjes së Privatësisë të vitit 2016 ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe niveli i mbrojtjes së të dhënave është garantuar në përputhje me dispozitat e GDPR. Ne kemi lidhur një kontratë me Google për përpunimin e të dhënave përkatëse. Google përdor këtë informacion për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes, për të përpiluar raporte për aktivitetin në rrjet për operatorët e internetit dhe për të ofruar shërbime të tjera që lidhen me aktivitetin e internetit dhe përdorimin e internetit. Google gjithashtu ua transferon këtë informacion palëve të treta nëse kërkohet me ligj ose nëse palët e treta përpunojnë këto të dhëna në emër të Google. Google kurrë nuk do të shoqërojë adresën tuaj IP me të dhënat e tjera të Google. Ju mund ta parandaloni instalimin e "cookies" duke vendosur programin tuaj të shfletuesit në përputhje me rastin përkatës; megjithatë, vini re se në këtë rast ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni plotësisht të gjitha funksionet e kësaj faqeje. Të dhënat do të fshihen në mënyrë permanente nga sistemi i Google Analytics pas 14 muajsh, sipas përcaktimeve të vendosura në Google Analytics. Natyrisht, të drejtat përkatëse sipas GDPR (neni 15-20 i GDPR) janë plotësisht të aplikueshme për ju në këtë rast, konstatimi ndodh në mënyrën e përshkruar në pikën 6. Për më shumë informacion rreth mënyrës së trajtimit të të dhënave të përdoruesit në Google Analytics, shikoni politikën e privatësisë së Google: Google - Data privacy and security
Edhe në rastin e përdorimit të "cookies" të partnerëve të tjerë ("Cookie i palëve të treta"), ju do të merrni informacionin përkatës në deklaratën për "cookies" në faqet e internetit të shërbimeve të Marketagent, ku shpjegohet natyra dhe shtrirja e përdorimit të këtyre "cookies" dhe ju mund aprovoni ose refuzoni përdorimin e tyre. Nëse ju i keni miratuar më parë (Neni 6, paragrafi 1, germa "a" e GDPR), këto "cookies" mund të përdoren gjatë vizitës tuaj në faqen tonë të internetit me qëllim mbledhjen dhe vlerësimin e sjelljes suaj të përdorimit. Sidoqoftë nuk do të përdoret asnjë "cookies" para se të merret pëlqimi juaj. Mospranimi i "cookies" mund të kufizojë funksionalitetin e faqes sonë të internetit.
Ne përdorim module nga rrjeti social "facebook" i drejtuar nga kompania (Facebook Inc., 1601 S. California Ave., Palo Alto, CA 94304, SHBA), e cila do t'ju shfaqë një miniaplikacion "facebook" në faqet e internetit të shërbimeve Marketagent. Për këtë qëllim, ne përdorim një procedurë me dy faza, në të cilën mund të jepni pëlqimin tuaj në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa "a" të GDPR për përpunimin e të dhënave nga ana e operatorit të rrjetit social. Të dhënat transmetohen tek operatori i rrjetit social vetëm nëse klikoni në një nga ikonat e shfaqura dhe kështu bini dakord për transmetimin e të dhënave tek operatori i rrjetit social. Vetëm pas një miratimi të tillë krijohet një lidhje nga shfletuesi juaj me rrjetin social përkatës.
Rrjeti social merr informacion në lidhje me vizitën tuaj në faqet tona përmes modulit. Nëse jeni regjistruar në "facebook", vizita juaj mund të renditet në llogarinë e rrjetit social. Çdo ndërveprim me modulin mund të ruhet nga operatori i rrjetit. Informacione mbi përdorimin e të dhënave të nxjerra nga rrjeti social përkatës mund të gjenden në faqen e internetit "facebook" në seksionin "Privatësia" ose "privacy" në Facebook - Data Policy.
Ju keni të drejtën e informimit, korrigjimit, anulimit, kufizimit, transferimit të të dhënave, revokimit dhe kundërshtimit (neni 15 - 20 GDPR). Ju mund t'i aplikoni këto kërkesa në çdo kohë, duke na kontaktuar me kërkesën tuaj. Opsionet e kontaktit janë të shënuara nën pikën III - Kontakt, Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave.
Nëse besoni se përpunimi i të dhënave tuaja bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e të dhënave ose nëse pretendimet për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur në një mënyrë tjetër, ju mund të ankoheni tek autoriteti mbikëqyrës. Në Austri ky është Autoriteti për Mbrojtjen e të Dhënave (pika III - Kontakti, Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave).
Për të marrë pjesë në pyetësorët tonë është e nevojshme mosha minimale 14 vjeç, sipas rastit mund të kërkojmë një dokument që vërteton moshën, duke dërguar një kopje të mjetit të identifikimit me foto.
GDPR – Personi i kontaktit në Marketagent
Përgjegjës: Marketagent.com online reSEARCH GmbH, Mühlgasse 59, 2500 Baden
Përfaqësues: Mag. Thomas Schwabl (GF)
Oficeri për Mbrojtjen e të Dhënave: Mag. Florian Folkmann
tel: +43 2252 909009
mail: dataprotection@marketagent.com
web: https://www.marketagent.com
Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave: Autoriteti Austriak për Mbrojtjen e të Dhënave, Wickenburggasse 8, 1080 Vjenë
tel: +43 1 52 152-0
mail: dsb@dsb.gv.at
web: https://www.dsb.gv.at
First Party Cookies | Source | Purpose |
---|---|---|
ASP.NET_SessionId | marketagent | Enables the user to use our site and the web servers can respond to his/her actions. |
.AspNet.ApplicationCookie | marketagent | Enables the user to use our site and the web servers can respond to his/her actions. |
__RequestVerificationToken | marketagent | Anti Forgery |
cookie | marketagent | traffic load balancing |
ma_cookieAccept | marketagent | Record cookie acceptance |
ma_ref | marketagent | for recruter |
ma_ugc | marketagent | internal tracking and analytics |
RVIDExtId | marketagent | internal tracking and analytics |
idsrv | marketagent | Marketagent Authentication |
SignInMessage | marketagent | Marketagent Authentication |
_ga | marketagent | Google Analytics |
_gat | marketagent | Google Analytics |
_gid | marketagent | Google Analytics |
__ar_v4 | marketagent | Google Ads |
__zlcmid | marketagent | zopim usage tracking |
Third Party Cookies | Source | Purpose |
---|---|---|
__cfduid | zopim | zopim |
ADATA | zopim | zopim |
ANID | Google Ads tracking and analysis | |
CONSENT | Record Google Cookie acceptance | |
HSID | Google Authentication | |
IDE | Google Ads | |
NID | Google Settings | |
SID | Google Services | |
Pikët që mbledh mund t'i këmbesh për para apo kuponë në çfarëdo kohe në pikën tonë këmbimit. Do të informohesh gjithnjë për shumën konkrete të kompensimit përpara anketës.
Mühlgasse 59
A-2500 Baden
Linhartova ulica 10
SI-2000 Maribor
Sigurohu ta mbash të fshehtë fjalëkalimin! Të dhënat e tua do të ruhen në konfidencialitet të plotë!| HC_HTML_BoldClose|| HC_HTML_PClose|